Ndërlidhjet

Aktivisti bjellorus transferohet në një burg më të ashpër


Poster që shpallosë kërkesat për lirimin e Zmitser Dashkevichit (28 nëntor 2011)
Një gjykatë në Bjellorusi mori sot vendim që lideri i burgosur i opozitës, i lëvizjes së paregjistruar “Fronti i Ri”, do të transferohet në një burg më të ashpër.

Vendimi i gjykatës thotë se Zmitser Dashkevich është fajtor për refuzim sistematik dhe agresiv të ndjekjes së udhëzimeve të administratës së burgut.

Në muajin gusht, Dashkevitch mori edhe një vit burg shtesë për akuza të ngjashme. Ai fillimisht ishte dënuar me dy vjet burgim, pasi u shpall fajtor vitin e kaluar për sulm ndaj dy njerëzve në Minsk, në dhjetor të vitit 2010.

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International e njeh Dushkevich si të “burgosur të ndërgjegjshëm”, të burgosur për pikëpamjet e tij politike.
XS
SM
MD
LG