Ndërlidhjet

Trupi i Arafatit do të zhvarroset për hetime


Ish-presidenti i ndjerë i Palestinës, Yasser Arafat (4 janar 2004)
Ish-presidenti i ndjerë i Palestinës, Yasser Arafat (4 janar 2004)
Një njësi e hetimeve kriminale nga Franca do t’i zhvarrosë mbetjet e Yasser Arafatit muajin e ardhshëm, për të provuar zbulimin e rrethanave se si lideri palestinez vdiq, njofton një zyrtar francez.

Zyrtari tha se ekipi nga Franca do të arrijë diku nga data 24 nëntor deri më 26 nëntor në qytetin perëndimor të Ramallahut.

Autoritetet palestineze e kanë konfirmuar orarin dhe thanë se një ekip tjetër zviceran gjithashtu do të arrijë në Ramallah në të njejtën kohë.

Të gjithë zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti.
XS
SM
MD
LG