Ndërlidhjet

Raportohet për 28 të vdekur në SHBA dhe Kanada nga Sandy


New York

Të paktën 28 persona raportohet të kenë vdekur në SHBA dhe në Kanada, si pasojë e stuhisë Sandy, që goditi mbrëmë bregun lindor të SHBA-ve.

Presidenti amerikan, Barack Obama i ka shpallur Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin “zona të fatkeqësisë së madhe”.

Ai gjithashtu ka anuluar oraret e fushatës së tij të nesërme, për tu fokusuar në super stuhinë Sandy.

Bëhet e ditur se fondet federale tani janë në dispozicion për zonat më të goditura nga stuhia.

Sandy është stuhia më e madhe atlantike që ka goditur ndonjëherë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG