Ndërlidhjet

Clinton e Ashton mbërrijnë në Prishtinë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton kanë mbërritur në Prishtinë.

Në Aeroportin e Prishtinës, shefja e diplomacisë amerikane dhe ajo e diplomacisë evropiane janë pritur nga presidentja Atifete Jahjaga dhe Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.

Ndërsa të martën mbrëma përveç njoftimeve se Clinton e Ashton do të qëndrojnë në Kosovë nuk janë dhënë shpjegime tjera nga Ambasada Amerikane dhe Zyra e BE-së, për të mërkurën, është paralajmëruar takimi i dy zyrtareve të larta ndërkombëtare me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Më pas, ato do të paraqiten edhe në një konferencë të përbashkët për media.

Ndryshe, vizita e sekretares Clinton dhe baroneshës Eshton në Prishtinë pason vizitat e tyre në Sarajevë dhe Beograd.

Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kjo vizitë shihet si ecje përpara në procesin e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet dy vendeve që, sipas kërkesave ndërkombëtare, duhet të përfundojë me një proces normalizimi të raporteve ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG