Ndërlidhjet

Westerwelle inkurajon nisjen e negociatave për pranimin e Turqisë në BE


Guido Westerwelle
Guido Westerwelle
Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka bërë thirrje për ringjallje të bisedimeve të ngecura, lidhur me anëtarësimin eventual të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Duke folur gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes së Ambasadës Turke në Berlin, Westerwelle tha se ai shpreson për një “fillim të ri” të negociatave vitin e ardhshëm.

Në ceremoninë inaguruese ishte i pranishëm edhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili pritet të takohet sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Merkel dhe partia e saj Unioni Kristian Demokratik e kanë kundërshtuar anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE, përderisa ministri i jashtëm gjerman e ka përkrahur një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG