Ndërlidhjet

Kina thotë se duhet zgjidhje e shpejtë e krizës në Siri


Yang Jiechi gjatë takimit me Lakhdar Brahimin në Pekin
Yang Jiechi gjatë takimit me Lakhdar Brahimin në Pekin
“Bota duhet të veprojë me urgjencë më të madhe në përkrahjen e përpjekjeve të Lakhdar Brahimit, të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, pasi që situata është duke u përkeqësuar”, citohet të ketë thënë ministri i jashtëm kinez, Yang Jiechi, transmeton media shtetërore e Kinës.

Raportohet se Jiechi u ka bërë thirrje për armëpushim të gjitha palëve të përfshira në konfliktin në Siri dhe të ndërmarrin hapa drejt formimit të një qeverie të tanzicionit”, njofton agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkëpunojë dhe t’i përkrahë përpjekjet e Brahimit me një intensitet më të theksuar të përgjegjësisë”, transmeton agjencia.

Ai citohet të ketë thënë se situata në Kinë është duke u përkeqësuar çdo ditë dhe e vetmja mënyrë reale për ta zgjidhur çështjen e Kinës është përmes kanaleve politike.
XS
SM
MD
LG