Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar me të drejtat e njeriut në Pakistan


Eileen Donahoe
Eileen Donahoe
Përfaqësuesja speciale e Shteteve të Bashkuara në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së ka shprehur “shqetësime serioze” për përgjigjen e dhunshme të Pakistanit ndaj separatistëve në provincën e Baluçistanit.

Ambasadorja Eileen Donahoe i ka thënë Këshillit në Gjenevë se Uashingtoni ka rezerva serioze për gjendjen e të drejtave të njeriut në këtë provincë.

Sipas saj, përgjegjësit e torturave, zhdukjeve dhe vrasjeve duhet të ndiqen penalisht.

Ajo i ka bërë këto komente gjatë Rishikimit Periodik Universal të Pakistanit.

Të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara duhet t’i nënshtrohen rishikimit të tillë të të drejtave të njeriut çdo katër vjet.

Mijëra civilë, ushtarë dhe guerilë janë vrarë gjatë tetë vjetëve trazira në Baluçistan, ku fraksionet etnike luftojnë për pavarësi nga Pakistani.
XS
SM
MD
LG