Ndërlidhjet

Pas Sandyt, SHBA nis të rimëkëmbet


Nju Jork
Nju Jork
Shtetet e Bashkuara kanë nisur rimëkëmbjen pas përmbytjeve masive dhe dëmeve të mëdha që ka shkaktuar uragani Sandy, dy ditë më parë.

Dy aeroportet më të mëdha të Nju Jorkut, John F. Kennedy dhe Newark Liberty, janë rihapur, ndonëse me numër të kufizuar fluturimesh.

Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara dhe këmbimorja e Nju Jorkut kanë nisur po ashtu punën pas dy ditësh ndërprerje.

Autoritetet kanë thënë se mund të duhen muaj për riparimin e dëmeve që ka shkaktuar Sandy – njëra nga stuhitë më të këqija në historinë e SHBA-së.

Si pasojë e saj, të paktën 43 njerëz kanë humbur jetën në Amerikën Veriore dhe 67 në Karaibe.

Mbi tetë milionë shtëpi dhe biznese mbeten pa energji elektrike.

Dëmet thuhet se mund të arrijnë vlerën e 15 miliardë dollarëve.
XS
SM
MD
LG