Ndërlidhjet

NASA zhvendos orbitën në hapësirë


Ilustrim
Ilustrim
Orbita në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës është zhvendosur me sukses, për të shmangur përplasjen me mbeturinat e një sateliti amerikan të komunikimeve.

Ekspertët e Agjencisë Amerikane të Hapësirës NASA thonë se kanë lëvizur orbitën për një kilometër.

Zyrtarë të hapësirës kanë thënë se korrektimi ka qenë i nevojshëm, edhe pse fragmentet e satelitit nuk përbëjnë kërcënim të rëndësishëm për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Në stacion ndodhet ekipi prej gjashtë astronautëve rusë, amerikanë dhe japonezë.
XS
SM
MD
LG