Ndërlidhjet

Disa të burgosura iraniane, në grevë urie


Burgu Evin
Burgu Evin
Nëntë të burgosura politike kanë nisur grevën e urisë për të protestuar kushtet në burgun Evin të Teheranit. Raportet e disa mediave thonë se gratë kanë ndaluar ushqimin pasi janë rrahur dhe fyer nga rojet.

Aktivistja e njohur iraniane e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, ka nisur grevën e urisë javën e kaluar në të njëjtin burg, pasi autoritetet u kanë ndaluar të afërmve të saj që ta vizitojnë.

Sotoudeh ka nisur të shërbejë dënimin me burg në vitin 2010.

Parlamenti Evropian ka shpërblyer atë dhe regjisorin Jafar Panahi me Çmimin Sakharov 2012 – çmim që i dedikohet Lirisë së Mendimit.
XS
SM
MD
LG