Ndërlidhjet

Humbjet ekonomike nga Sandy mund të arrijnë në 50 miliard dollarë


Ilustim
Ilustim

Kompania Eqecat, e cila merret me vlerësimin e humbjeve nga fatkeqësitë, thotë se humbjet ekonomike të shkaktuar nga stuhia Sandy janë ndërmjet 30 dhe 50 miliard dollarë.

Stuhia Sandy la të vrarë më shumë se 70 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e la të shkatërruar Bregun Lindor të SHBA-ve.

Qyteti i Nju Jorkut ka filluar ngadalë që të t’i kthehet normalitetit.

Fluturimet kanë rifilluar në dy nga tri aeroportet më të mëdha të këtij qyteti. Raportohet që edhe Obama pritet ta vazhdojë fushatën zgjedhore, të cilën e kishte pezulluar për shkak të stuhisë.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen më 6 nëntor.
XS
SM
MD
LG