Ndërlidhjet

Pritet lirimi nga burgu i ish-kryeministrit të Ukrainës


Pavel Lazarenko (Foto nga Arkivi)
Pavel Lazarenko (Foto nga Arkivi)
Avokati amerikan i ish-kryeministrit të Ukrainës, Pavli Lazarenko, tha se klienti i tij pritet të lirohet sot nga burgu.

Lazarenko pritet të lirohet nga një qendër korrektuese në Los Angeles të Kalifornisë, pas mbajtjes së dënimit prej 8 vjetësh.

Lazarenko, i cili ishte kryeministër i Ukrainës nga viti 1996 deri më 1997, iku për në SHBA në vitin 1999.

Ai ishte shpallur fajtor për shpëlarje parash, për mashtrim dhe për zhvatje, në vitin 2004.

Avokati i tij ka vlerësuar se Lazarenko fizikisht do të ishte i rrezikuar po të kthehej në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG