Ndërlidhjet

Obama dhe Romney e vazhdojnë fushatën


Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kandidati republikan, Mitt Romney, gjatë debatit të fundit në Florida
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kandidati republikan, Mitt Romney, gjatë debatit të fundit në Florida
Presidenti amerikan, Barack Obama e ka vazhduar fushatën për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, pas disa ditësh pezullimi, për shkak të stuhisë Sandy, e cila goditi të hënën Bregun Lindor të SHBA-ve.

Obama e kishte lënë anash fushatën gjatë tri ditëve të kaluara, për t’u koncentruar në reagimin qeveritar ndaj tragjedisë.

Ai tha sot se e ka parë që “nuk ka as demokratë e as repulikanë gjatë një stuhie, vetëm shokë amerikanë”.

“Ne gjithashtu jemi inspiruar gjatë ditëve të kaluara, sepse kur ndodh një fatkeqësi, ne shohim anët më të mira të Amerikës. Të gjitha dallimet që zakonisht na shpenzojnë në kohëra të zakonshme duket se janë shkrirë. Nuk ka as demokratë e as republikanë gjatë stuhisë. Të gjithë janë vetëm miqë amerikanë”, ka thënë Obama, gjatë fjalimit të tij në Green Bay të Wisconsin.

Obama gjithashtu përmendi edhe të arriturat gjatë mandatit të tij të parë si president, duke përmendur si sukses krijimin e mbi 5 milionë vendeve të reja të punës, përmirësimin e industrisë, si dhe rritjen e prodhimtarisë amerikane.

Nga ana tjetër, edhe kandidati republikan për president të SHBA-ve, Mitt Romney e ka vazhduar sot fushatën, kësaj radhe në Virgjina.
XS
SM
MD
LG