Ndërlidhjet

Lirohet nga burgu Lazarenko, ish-kryeministër i Ukrainës


Qendra Korrektuese në Kaliforni, nga ku raportohet të ketë dalë Lazarenko
Qendra Korrektuese në Kaliforni, nga ku raportohet të ketë dalë Lazarenko

Ish-kryeministri i Ukrainës, Pavlo Lazarenko raportohet se është lëshuar nga një burg federal në Kaliforni të SHBA-ve, pasi qëndroi për më shumë se 8 vjet prapa grilave.

Një punëtor i burgut citohet të ketë thënë se Lazarenko doli nga një qendër korrektuese në Los Angleles gjatë ditës së djeshme, ashtu edhe siç kishte paralajmëruar avokati i tij.

Lazarenko, i cili ishte kryeministër i Ukrainës nga viti 1996 deri më 1997, iku për në SHBA në vitin 1999.

Ai ishte shpallur fajtor për shpëlarje parash, për mashtrim dhe për zhvatje, në vitin 2004.

Avokati i tij ka vlerësuar se Lazarenko fizikisht do të ishte i rrezikuar po të kthehej në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG