Ndërlidhjet

Vriten dy policë në Sinai


Sinai, Egjipt, foto nga arkivi
Persona të armatosur kanë vrarë dy policë egjiptianë dhe kanë plagosur dy të tjerë në rajonin El -Arish të gadishullit të Sinait, ka raportuar televizioni shtetëror.

Disa sulme militante në Sinai, që kufizohet me Izraelin dhe Rripin e Gazës, kanë pasur në shënjestër policët dhe ushtarët, përfshirë edhe sulmin e 5 gushtit, ndaj një postblloku ushtarak, ku u vranë 16 ushtarë.

Siguria në rajonin e shkretëtirës dhe atë malor, ka pësuar pas kryengritjes e cila rrëzoi presidentin Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG