Ndërlidhjet

Obama i frymëzuar nga "heroizmi amerikan"


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Në fjalimin e tij të fundit në radion publike amerikane, para zgjedhjeve, presidenti amerikan Barack Obama, ka folur për situatën pas superstuhisë Sandy, e cila la të vrarë mbi 100 persona dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha në Nju Jork dhe Nju Xhërsi.

“Në këtë fundjavë, miliona bashkatdhetarë amerikanë ende po e mbledhin veten nga një ndër stuhitë më të këqija në historinë tonë. Unë isha në Nju Xhërsi të mërkurën me guvernatorin Christie, dhe kam parë me sytë e mi, disa nga shkëtërrimet më të tmerrshme. Kjo të copëton zemrën”, është shprehur në fjalimin e tij të rregullt në radio, presidenti Obama.

“Si president, ju premtova këtë: shteti juaj do të jetë këtu për ju, deri në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e plotë”, tha Obama, i cili ka lavdëruar reagimin e shpejtë të qytetarëve dhe autoriteteve.

“Këtë javë, ne na goditi fuqia shkatërruese e natyrës. Por, ne edhe u inspiruam. Në kohën kur stuhia ishte në errësirën e saj të plotë, shndriti fuqishëm, heroizmi i qytetarëve tanë”, tha Obama.

Më herët, presidenti amerikan Barack Obama bëri një lëvizje për të zbutur mungesën e karburanteve në rajonin e shkatërruar nga uragani Sandy, në të cilin janë krijuar radhë të gjatë për karburante.
XS
SM
MD
LG