Ndërlidhjet

Opozita siriane mblidhet në Katar


Pjesëtarë të opozitës siriane
Qindra personalitete të opozitës siriane fillojnë sot një konferencë pesëditëshe në Doha të Katarit.

Në diskutime do të shtrohet propozimi i mbështetur nga SHBA për një ekip të ri udhëheqës 50 anëtarësh, me më shumë përfaqësues që vijnë brenda Sirisë.

Nën planin e quajtur Iniciativa Kombëtare e Sirisë, udhëheqësia e re do të përfshijë përfaqësues të armatës së Lirë Siriane, grupet politike dhe këshillat lokalë në Siri.

Burhan Ghalioun, një anëtar i lartë i Këshillit Kombëtar të Sirisë tha të shtunën se grupi është i gatshëm ta shqyrtojë idenë, por, nuk ka vendosur ende për të.

Zyrtarët amerikanë janë ankuar se mosuniteti në mesin e opozitës ka mbajtur peng përfshirjen më të madhe ndërkombëtare prapa opozitës në luftën e saj për ta rrëzuar Bashar Assad-in.
XS
SM
MD
LG