Ndërlidhjet

Thaçi: Platforma ime për bisedime- Kushtetuta


Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi
Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se platforma e qeverisë për bisedime me Serbinë është Kushtetuta e Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë.

“Platforma ime për bisedime me Serbinë do të jetë Kushtetuta, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë”, ka thënë Thaçi gjatë një vizite në Gjilan.

Komentet e tij vijnë pak ditë para takimit të tij të radhës me kryeministrin serb Ivica Daçiq në Bruksel.

Në Serbi, ndëkrohë, presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq ëhstë angazhuar për hartimin e një platforme konsensuale për bisedimet me Kosovën.

Ndërsa, kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia tashmë ka zgjidhjen për Kosovën, por nuk e ka elaboruar atë.

Sidoqoftë, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se e rëndësishme që dialogu është përkrahur edhe nga spektri i gjerë politik, ku edhe është miratuar rezoluta në Kuvend.

“Dialogu po mbështetet fuqishëm edhe nga SHBA-ja dhe vendet evropiane, derisa platforma ime dhe e ekipit kosovar në bisedime do të jetë gjithmonë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e pavarësisë“, transmeton deklaratën e Thaçit, RTK.
XS
SM
MD
LG