Ndërlidhjet

Shpërthim në Damask


Damask, foto nga arkivi
Damask, foto nga arkivi
Televizioni shtetëror sirian raportoi se një bombë ka shpërthyer në afërsi të njëhoteli të madh në Damask.

Të paktën 11 persona raportohet të jenë lënduar nga shpërthimi përballë hotelit Dama Rose, i cili në të kaluarën është përdorur nga monitoruesit e OKB-së.

Kjo zonë është pjesë edhe e disa qendrave të ndryshme të sigurisë dhe e selisë qendrore ushtarake të qeverisë.

Lufta civile në Siri po vazhdon që nga marsi i vitit të kaluar kur filloi kryengritja opozitare për rrëzimin e presidentit Bashar al Asad.

Dhjetëra mijëra të vrarë janë raportuar që nga ajo kohë.
XS
SM
MD
LG