Ndërlidhjet

Tadiq heq dorë nga kandidatura për kryetar të partisë


Kryetari i Partisë Demokratike Boris Tadiq
Kryetari i Partisë Demokratike Boris Tadiq
Kryetari i Partisë Demokratike Boris Tadiq ka deklaruar se nuk do të kandidojë më për këtë post dhe vendimin ia ka bërë të ditur organeve drejtuese të partisë.

Ai ka marrë vendimin pas ndryshimeve statutore të partisë.

“Duhet të ndryshojmë, për ta ndryshuar dhe shoqërinë”, ka thënë Tadiq, duke shtuar se demokratët më 25 nëntor do të kenë udhëheqësi dhe organe të reja.

Ish presidenti I Serbisë, që humbi zgjedhjet nga Tomisllav Nikolliq i Partisë Përparimtare në muajin maj, ka thënë se para Partisë Demokratike janë disa rreziqe e njëra nga to “është ndarja”.

Kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike deri më tash e ka paraqitur Branimir Kuzmanoviq, kryetar i komunës Vraçar të Beogradit.
XS
SM
MD
LG