Ndërlidhjet

Kryengritësit sirianë pushtojnë një fushë nafte


Siri...
Siri...
Aktivistët thanë se kryengritësit sirianë kanë zënë një fushë të madhe nafte në lindje të vendit, pas tri ditësh luftimesh të egra me forcat qeveritare që mbronin atë pjesë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani tha se kryengritësit kanë shtënë nën kontroll fushën e naftës al-Ward në provincën Deir el-Zour të dielën.

Kjo është hera e parë që kryengritësit zënë një fushë nafte.

Deir el-Zour, që gjendet në kufi me Irakun, përmban rezervat më të mëdha të energjisë së vendit, ndërsa al-Ward është ndër më të mëdhatë.

Siria para sanksioneve evropiane dhe të SHBA-së ekportonte 150 mijë fuçi naftë në ditë.

Në vitin 2010, Siria fitoi 4.4 miliardë dollarë nga shitja e naftës vetëm për vendet e BE-së.

Nafta ishte burimi kryesor i mbajtjes lart të valutës së vendit, deri në fuqizimin e sanksioneve.
XS
SM
MD
LG