Ndërlidhjet

Lavrov: Nuk ka bisedime sekrete me SHBA-në për Sirinë


Ministri i jashtëm rus,Sergei Lavrov gjatë konferencës së sotme për shtyp në Egjipt
Ministri i jashtëm rus,Sergei Lavrov gjatë konferencës së sotme për shtyp në Egjipt
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurrë nuk kanë mbajtur bisedime sekrete lidhur me ndryshimin e regjimit në Siri, apo për fatin e presidentit Bashkar Al-Assad.

Këto komente Lavorov i dha gjatë një konference për shtyp në Kajro të Egjiptit. Ai është duke mbajtur bisedime për përpjekje të reja për ta zgjidhur konfliktin në Siri.

Lavrov thotë se Rusia e përkrahë një zgjidhje të negociuar të konfliktit, bazuar në Deklaratën e Gjenevës, për të cilën u arrit pajtueshmëri në qershor dhe e cila bën thirrje për një qeveri të tranzicionit.

Ai i akuzoi fuqitë perëndimore për shtyrjen e konfliktit sirian duke e përkrahur opozitën.

Udhëtimi i Lavrovit në Lindjen e Mesme vjen në një kohë kur fraksionet e opozitës siriane janë duke mbajtur bisedime në Katar, me qëllim të arritjes së një marrëveshje për unitetin e këtyre forcave të ndara opozitare.
XS
SM
MD
LG