Ndërlidhjet

Mbetjet e Arafatit do të zhvarrosen më 26 nëntor


Palestine -- Yasser Arafat during an official meeting at his headquarters in the West Bank town of Ramallah, 04Jan2004
Palestine -- Yasser Arafat during an official meeting at his headquarters in the West Bank town of Ramallah, 04Jan2004
Burime perëndimore dhe palestineze thonë se mbetjet mortore të liderit të ndjerë palestinez, Yasser Arafat do të zhvarrosen më 26 nëntor, për të zbuluar nëse i ndjeri ishte helmuar.

Një diplomat perëndimor, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se një ekip zviceran, që është njëri nga dy grupet që do të merren paralelisht me hetimet lidhur me vdekjen e Arafatit, në vitin 2004, e ka inspektuar varrin e tij në Ramallah dhe zhvarrimi i mbetjeve pritet të bëhet në fund të nëntorit, kur edhe do të merren mostrat, në prani të ekipit hetues francez.

Edhe burimet palestineze e kanë konfirmuar këtë informacion.
XS
SM
MD
LG