Ndërlidhjet

Shefi i ushtrisë pakistaneze lëshon paralajmërimin e rrallë


Gjenerali i Ushtrisë Pakistaneze, Ashfaq Pervez Kayani
Gjenerali i Ushtrisë Pakistaneze, Ashfaq Pervez Kayani
Shefi i ushtrisë pakistaneze ka lëshuar një deklaratë të rrallë publike kundër përpjekjeve për ta shkatërruar ushtrinë e vendit.

Komentet e gjeneralit Ashfaq Parvez Kayani vijnë në mes të presioneve që po i bëhen ushtrisë nga qeveria civile e Pakistanit, mediat dhe gjyqësori.

Kayani tha sot se fuqia e ushtrisë buron nga populli dhe se çdo përpjekje që kërkon përçarje ndërmjet popullit dhe ushtrisë e kërcënon sigurinë kombëtare.

Komentet e gjeneralit janë komentuar nga mediat pakistaneze si një sfidë e fshehur ndaj Gjykatës Supreme të Pakistanit.

Muajin e kaluar, kryetari i Gjykatës Supreme, Iftikhar Chaudhry vendosi që ushtria duhet të ndalojë së ndikuari në politikë.

Ushtria e sundon Pakistanin për më shumë se gjysmën e historisë së saj 65 vjeçare, përmes grushtshteteve.
XS
SM
MD
LG