Ndërlidhjet

Qeveria greke kërkon miratim të masave e reja të kursimit


Ndërtesa e Parlamentit Grek
Ndërtesa e Parlamentit Grek

Maria Kollia Tsarouha, kryetare e Parlamentit të Greqisë, gjatë seancës së sotme parlamentare, ka paraqitur projektligjin për masat e reja të kursimit, i cili u dorëzua për aprovim nga qeveria e vendit.

“Qeveria e ka dorëzuar sot një projektligj për miratim të një plani afatmesëm strategjik fiskal për vitet 2013 deri në 2016, si dhe për zbatim urgjent të masave të ligjit 40-46. Ky ligj është përshkruar nga qeveria si shumë urgjent dhe është dërguar te komiteti përkatës”, ka thënë Tsarouha.

Parlamenti grek pritet të votojë të mërkurën për paketën e shkurtimeve të shpenzimeve prej 13.5 miliard eurosh, të propozuar nga kryeministri Antonis Samaras.
XS
SM
MD
LG