Ndërlidhjet

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA


Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kandidati republikan, Mitt Romney
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kandidati republikan, Mitt Romney

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot mbahen zgjedhjet presidenciale, të cilat do të përcaktojnë se kush do ta udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme: Barack Obama, president i tanishëm i SHBA-ve, apo Mitt Romney, kandidati republikan për president.

Shumica e sondazheve tregojnë se rezultatet pritet të jenë shumë të ngushta në mbarë vendin.

Një kandidati i duhet të marrë shumicën e votave në secilin shtet, plus në Uashington D.C., për të siguruar të paktën 270 vota elektorale për të fituar.

Këto vota u caktohen shteteve dhe kryeqytetit amerikan në bazë të numrit të popullsisë.

Sondazhet sugjerojnë se Obama është duke kryesuar shumë ngushtë në raport me Romney-in në shumicën e vendeve që konsiderohen si të “papërcaktuara”, të cilat edhe mund ta mbajnë balancën ndërmjet të dy kandidatëve.

Shtetet të tilla, që konsideohen si të “papërcaktuara” janë Florida, Ohajo, Virxhinia dhe Kolorado.
XS
SM
MD
LG