Ndërlidhjet

Qeveria amerikane do t’i ndihmojë viktimat e stuhisë Sandy


Dëmet pas stuhisë, New York
Dëmet pas stuhisë, New York
Qeveria amerikane ka njoftuar se do të ndihmojë në gjetjen e hoteleve dhe moteleve për më shumë se 34 mijë njerëz të zhvendosur nga stuhia Sandy.

Sekretari i Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Shaun Donovan gjithashtu lajmëroi se ai ka urdhëruar anulimin e disa vendstrehimeve në zonat e goditura nga stuhia.

Stuhia Sandy goditi Bregun Lindor të SHBA-ve më 29 tetor, duke lënë të vrarë më shumë se 100 persona dhe mijëra shtëpi të shkatërruara apo të dëmtuara.

Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut thonë se deri më tani kanë shpenzuar rreth 85 milionë dollarë në pastrimin e vendit nga stuhia.
XS
SM
MD
LG