Ndërlidhjet

Lavrov akuzon opozitën për gjakderdhjen në Siri


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka zhvilluar një takim të rrallë me një figurë të lartë të opozitës.

Lavrov tha se është takuar me ish kryeministrin e Sirisë Riad Hijab në Aman.

Hijab ka dezertuar në Jordani në muajin gusht.

Pas takimit, Lavrov ka akuzuar opozitën për stërzgjatjen e gjakderdhjes duke kërkuar nga presidenti Bashar al-Assad që të japë dorëheqje para se të përfundojë konflikti në Siri.

Ai tha se kryengritësit që luftojnë kundër regjimit kanë siguruar 50 raketa të llojit Stinger.

Ai nuk dha detaje tjera se si janë siguruar raketat e prodhimit amerikan.

Hijab tha se largimi i Assad-it është “rrugëdalja e vetme”.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, ndërkohë, raportoi se “terroristët” e kanë qëlluar për vdekje të vëllanë e kryetarit të parlamentit sirian.

SANA tha se Muhammad al-Laham është vrarë në Damask derisa po ngiste makinën drejt punës.
XS
SM
MD
LG