Ndërlidhjet

Cameron do t'i lejonte Asadit "daljen e sigurt nga Siria"


David Cameron
David Cameron
Kryeministri britanik David Cameron tha se do të pajtohej që t’i japë presidentit Bashar al-Assad kalim të sigurt nga Siria për t’i dhënë fund gjakderdhjes në vend.

Komentet e Cameronit u bënë në një intervistë për televizionin saudit, Al-Arabiya.

I pyetur se çka do të thoshte po që se Assad kërkon dalje të sigurt, Cameron sipas transkriptit të intervistës ka thënë:

“U krye. Çdo gjë, çdo gjë që këtë njeri ta nxjerrim nga vendi”.

Ai raportohet të ketë thënë se nuk “i ofron Asadit planin e daljes në Britani”, dhe se do të pëlqente që “ai të përballej me ligjin ndërkombëtar dhe drejtësinë për ato që ka bërë”.

Cameron gjendet në një turne në Lindjen e Mesme. Ai ka arritur të martën në Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG