Ndërlidhjet

Zhbogar diskuton dialogun me VV-në


Samuel Zbogar
Samuel Zbogar
Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se drejteusit e saj kanë takuar sot shefin e zyrës së BE-së dhe përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

“Në takim u bisedua për procesin e dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Baronesha Ashton. Albin Kurti shpjegoi arsyet pse Lëvizja Vetëvendosje është kundër dialogut politik i cili po bëhet pa kushte ndaj Serbisë dhe për çështjet e brendshme të Kosovës", thuhet në njoftim për të shtuar:

"Vetëm trajtimi i Kosovës si shtet i pavarur, sovran e i barabartë e jo si një rast i veçantë, garanton zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të problemeve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Në komunikatë thuhet se VV ka paraqitur qëndrimin e Lëvizjes se, “pa luftimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë nuk mund të ketë integrim të qëndrueshëm institucional e shoqëror të pakicës serbe në Kosovë”.
XS
SM
MD
LG