Ndërlidhjet

Uragani Sandy, OKB ndihmon Kubën


Ilustrim
Ilustrim
Kombet e Bashkuara kanë shpallur një mision për ndihmë humanitare për Kubën lindore, pas uraganit Sandy, duke thënë se stuhia mund të ketë shkaktuar pasojat më të mëdha në këtë pjesë të ishullit në 50 vjetët e fundit, njofton AP.

Programi për Ushqim i Kombeve të Bashkuara tha në një deklaratë se po koordinohet me autoritete kubaneze për të ofruar ushqim për një muaj për gjysmë milionë njerëz në dhe rreth Santiagos, qytet prej 500 mijë banorësh që është përfshirë nga uragani Sandi më 25 tetor.

Qeveria e Kubës ka vlerësuar se më shumë se 200 mijë shtëpi janë shkatërruar, ndërsa OKB thotë se kjo nënkupton se mbi një milionë njerëz, ose 10 për qind e banorëve të ishullit, janë prekur.
XS
SM
MD
LG