Ndërlidhjet

Zgjedhjet në SHBA: Rritet çmimi i naftës


Kolorado - foto ilustruese
Kolorado - foto ilustruese
Rezervat e Shteteve të Bashkuara, ashtu si edhe çmimet e naftës, kanë shënuar rritje në ditën kur amerikanët po votojnë për presidentin e ri.

Nafta e papërpunuar është rritur për 3.5 për qind, duke shkuar në 88.71 dollarë në tregun e Nju Jorkut.

Në tregjet e aksioneve amerikane, indeksi Dow Jones është mbyllur me më shumë se 133 pikë më i lartë.

S&P 500 dhe NASDAQ po ashtu kanë shënuar rritje.

Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë: presidenti aktual, Barack Obama, dhe kandidati republikan, Mitt Romney.
XS
SM
MD
LG