Ndërlidhjet

SHBA: Nisin të mbyllen kutitë e votimit


Floridë
Floridë
Dhjetëra miliona amerikanë vazhdojnë të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Barack Obama, dhe kandidati republikan, Mitt Romney.

Votimet në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara pritet të mbyllen në orën 01:00 (sipas kohës në Evropë).

Në të njëjtën orë do të mbyllen votimet edhe në “shtetin e pasigurt” të Virxhinias, ku sondazhet parazgjedhore kanë sugjeruar një garë tejet të ngushtë ndërmjet Obamës dhe Romneyt.

Në Ohajo dhe në Karolinën e Veriut, kutitë e votimit do të mbyllen në orën 01:30.

Ato tashmë janë mbyllur në disa pjesë të Indianas dhe Kentakit.

Ankesat për procedurat e votimit kanë dalë në sipërfaqe në disa shtete, përfshirë Pensilvaninë dhe Floridën. Rarpotet thonë se votuesit janë detyruar të presin në radhë të gjata për të hedhur votën e tyre.

Fituesi i zgjedhjeve do të jetë kandidati që siguron të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor. Secili shtet ndan disa vota zgjedhore, në varësi të numrit të popullsisë së tij.

Romney ka votuar të martën në Masaçusets, shtetin ku dikur ka shërbyer si guvernator.

Presidenti Obama ka hedhur votën e tij javën e kaluar në Çikago.

Obama dhe Romney vlerësohet se kanë ngritur së bashku më shumë se 2.5 miliardë dollarë për të financuar fushatat e tyre.
XS
SM
MD
LG