Ndërlidhjet

Romney 88 vota elektorale; Obama 65


Boston
Boston
Votat e numëruara deri më tash në më shumë se gjysmën e shteteve të Amerikës tregojnë për një garë të ngushtë ndërmjet presidentit aktual, Barack Obama, dhe republikanit Mitt Romney – të dy garues për të parin e Shtëpisë së Bardhë.

Romney deri më tash ka fituar 88 vota elektorale, përfshirë ato në Tenezi, Indiana, Gjeorgji dhe Karolinë të Veriut.

Sipas rezultateve të njëjta, Obama ka fituar 65 vota elektorale, përfshirë 20 në vendlindjen e tij Illionis.

Për të fituar Shtëpinë e Bardhë, kandidati duhet të sigurojë të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor.
XS
SM
MD
LG