Ndërlidhjet

Demokratët festojnë para Shtëpisë së Bardhë


Mbështetës të Obamës i gëzohen fitores...
Mbështetës të Obamës i gëzohen fitores...
Duke brohoritur ”Katër vjet të tjera!” dhe”SHBA, SHBA!”, një turmë amerikanësh ka festuar dhe vallëzuar jashtë Shtëpisë së Bardhë, pasi që presidenti amerikan Barack Obama, sipas parashikimeve të rrjeteve televizive fitoi mandatin e dytë në krye të SHBA-së.

Mbështetësit e Obamës kanë sfiduar të ftohtët, duke valëvitur flamuj amerikanë, vallëzuar dhe përshëndetur me të huajt, jashtë rezidencës presidenaciale, njofton AFP.

Aktivistja Nicole Aroq, 28 vjeçare tha se është "lehtësuar" kur ka dëgjuar për fitoren e Obamës, kundrejt sfiduesit republikan, Mitt Romney, duke shtuar: “Gëzim. Kjo është ajo që ndjej”.

“Jam shumë i emocionuar”, shprehet Justin Pinn, një student 22 vjeçar.

“Ndjej se shpresa më ka rilindur dhe jam i gatshëm për të luftuar. Eshtë një ditë meadhe sot për amerikanët".

Obama bëhet demokrati i dytë që fiton mandatin e dytë katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë që nga Lufta e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG