Ndërlidhjet

Romney i uron fitoren Obamës


Mbeshtetesit e Mitt Romeny-t
Mbeshtetesit e Mitt Romeny-t
Kandidati republikan, Mitt Romney, në paraqitjen e tij para mbështetësve, ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Unë sapo e kam thirrur presidentin Obama për ta uruar për fitoren e tij”, u shpreh Romney.

Presidenti demokrat Barack Obama sipas rrjeteve televizive amerikane është rizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet që janë konsideruar të jenë më të ngushtat në historinë amerikane.

Sipas parashikimeve, Obama deri më tash ka marrë 303 vota elektorale, kundrejt 203 sa ka fituar Romney.

Kandidatit i duhen vetëm 270 vota për fitore.
XS
SM
MD
LG