Ndërlidhjet

Teherani merr pjesë në një konferencë për energjinë bërthamore


Imazhe satelitore nga një central bërthamor në Iran
Imazhe satelitore nga një central bërthamor në Iran
Irani ka njoftuar se do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në muajin dhjetor, për krijimin e një zone të lirë nga armët bërthamore në Lindjen e Mesme.

Ambasadori i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Ali Asghar Soltanieh e bëri këtë lajmërim në Bruksel, ku mori pjesë në një seminar për mospërhapjen bërthamore.

Ende nuk është caktuar asnjë datë e saktë për takimin, i cili do të mbahet në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.

Konferenca ka për qëllim që të kërkojë krijimin e një zone pa armë bërthamore dhe armë të tjera të shkatërrimit në masë, në rajonin e Lindjes së Mesme.
XS
SM
MD
LG