Ndërlidhjet

Në Tbilisi, arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes


Pamje gjatë arrestimit të djeshëm të ish-ministrit të brendshëm, Bacho Akhalaia
Pamje gjatë arrestimit të djeshëm të ish-ministrit të brendshëm, Bacho Akhalaia

Dy zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjeorgjisë janë arrestuar në Tbilisi, një ditë pasi ish-ministri i Punëve të Brendshme u arrestua lidhur me një skandal për abuzimet në burgje.

Një avokat i Giorgi Kalandadze, shefit të stafit të përbashkët të Forcave të Armatosura të Gjeorgjisë dhe i Zurab Shamatava, një komandanti brigade të Ministrisë së Mbrojtjes, tha se të dy burrat u arrestuan më herët gjatë ditës së sotme, por ende nuk janë akuzuar zyrtarisht.

Ish-ministri, Bacho Akhalaia vazhdon të mbahet në paraburgim, pasi u arrestua dje dhe u mor në pyetje lidhur me “trajtimin jo të duhur të disa individëve”.
XS
SM
MD
LG