Ndërlidhjet

Davutoglu thotë se NATO do t’i vendosë raketat në Turqi


Ahmet Davutoglu (Foto nga Arkivi)
Ahmet Davutoglu (Foto nga Arkivi)
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ahmet Davutoglu tha sot se NATO është duke u përgatitur që të vendosë raketa në tokën e këtij vendi, raportojnë mediat lokale.

Këto deklarata Davutoglu i dha për gazetarët turq në Bruksel.

Më herët gjatë ditës, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme turke tha se Turqia është duke planifikuar që t’ia bëjë një kërkesë të “shpejtë” NATO-s, që raketat të vendosen përgjatë kufirit turo-sirian.
XS
SM
MD
LG