Ndërlidhjet

Një stuhi e re kërcënon Bregun Lindor të SHBA-ve


Nju Xhërsi
Nju Xhërsi
Banorët e Bregdetit të Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit kanë marrë paralajmërime të reja për t’u evakuuar nga shtëpitë e tyre, para kërcënimeve për një stuhi të re.

Stuhia pritet që ta godasë Bregun Lindor të SHBA-ve më vonë gjatë ditës së sotme, në një kohë kur rajoni ende po mundohet ta marrë veten nga stuhia Sandy, e cila la qindra njerëz të vrarë javën e kaluar dhe dhjetëra e mijëra të tjerë pa energji elektrike.

Përpara kësaj stuhie të re, kompanitë e fluturimeve kanë anuluar fluturimet brenda dhe jashtë zonës së New York City, përderisa qyteti është duke i mbyllur parqet dhe plazhet, si dhe po urdhëron sigurimin e të gjitha vendpunimeve.
XS
SM
MD
LG