Ndërlidhjet

Partia Komuniste Ruse feston përvjetorin e Revolucionit Bolshevik


Gjatë tubimit të Partisë Komuniste Ruse në Moskë
Me mijëra anëtarë, kryesisht të vjetër, të Partisë Komuniste Ruse marshuan sot në Moskë për ta shënuar 95 vjetorin e Revolucionit Bolshevik.

Grupi marshoi deri te Sheshi i Revolucionit dhe aty mbajti një tubim. Anëtarët e Lëvizjes opozitare Fronti i Majtë, të udhëhequra nga aktivisti Sergei Udaltsov gjithashtu iu bashkuan tubimit.

Anëtarët e Partisë Komuniste gjithashtu mbajtën një takim festiv në afërsi të anijes Aurora, të cilës iu besuan gjuajtjet e para që e filluan Revolucionin Bolshevik.
XS
SM
MD
LG