Ndërlidhjet

Greqia miraton masat e reja të shtrëngimit


Pamje nga protesta e mbrëmshme në Athinë
Pamje nga protesta e mbrëmshme në Athinë
Parlamenti i Greqisë ka votuar për miratimin e masave të shtrëngimit, në mënyrë që vendi i zhytur në borxhe të marrë ndihma të mëtejme nga huadhënësit e huaj dhe t’i shmanget falimentimit.

Ligjvënësit aprovuan masat me një shumicë të ngushtë nga 300 ulëset e parlamentit. Paketa e masave të shtrëngimit, në vlerë prej rreth 13.5 miliard eurosh, ka qenë kërkesë e huadhënësve, në mënyrë që Greqia të marrë paketën e radhës të ndihmës, në vlerë prej 31.5 miliard eurosh.

Pa këto fonde, qeveria greke kishte paralajmëruar se do të mbeste pa para deri në mes të nëntorit.

Para votimit, me dhjetëra mijëra grekë protestuan kundër këtyre masave, jashtë ndërtesës së parlamentit.

Policia përdori gaz lotësjellës kundër protestuesve, të cilët u përplasën me policinë.

Votimi i hershëm i ditës së sotme tregoi edhe tendosje ndërmjet tri partive, partnere të koalicionit. Menjëherë pas votimit, dy nga këto parti, socialistët dhe partia e kryeministrit Samaras “Demokracia e Re”, përjashtuan shtatë ligjvënës nga partitë e tyre, sepse ata nuk kishin votuar në favor të miratimit të masave të shtrëngimit.
XS
SM
MD
LG