Udhëheqësi i pakicës në Parlamentin e Gjeorgjisë, David Bakradze, u ka thënë sot gazetarëve se fraksioni i tij e ka anuluar punën, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të qeverisë.
Ai tha se të ligjëvënësit e Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare, parti kjo e udhëhequr nga presidenti Mikheil Saakashvili, e kanë lëshuar parlamentin.
Bakradze tha se auditimi i taksave në Televizionin Publik të Gjeorgjisë është “presion ndaj mediave”.
Ai gjithashtu tha se arrestimi i shefit të forcave të armatosura të Ushtrisë Gjeorgjiane tregon qartë qëllimet e qeverisë së re të vendit për ta larguar liderin ushtarak nga posti i tij.
Partia e Saakashvilit u bë pakicë parlamentare pas humbjes në zgjedhjet e tetorit, të cilat i fitoi koalcioni “Ëndërra Gjeorgjiane” e kryeministrit Bidzina Ivanishvili.