Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq thotë se nuk mund të ofrojë ndihmë në gjithë Sirinë


Peter Maurer
Peter Maurer

Kryqi i Kuq thotë se nuk është më në gjendje që të sigurojë gjithë ndihmën për të cilën kanë nevojë civilët sirianë, të bllokuar nga konflikti në Siri.

Gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë, Peter Maurer, shefi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, tha sot se kriza në Siri është duke u thelluar dita ditës, që nga fillimi i verës.

“Ne jemi në një situatë ku situata humanitare, për shkak të konfliktit, është duke u përkeqësuar. Dhe pavarësisht faktit që qëllimi i operacioneve është në rritje, ne nuk mund të përballemi me përkeqësimin e situatës”, ka thënë Maurer.

Ai shtoi se ka “zona të zeza” ku Kryqi i Kuq nuk ka pasur mundësi që të ofrojë ndihma për shkak të luftimeve. Ai tha se agjencia nuk e di se si është situata në ato zona.
XS
SM
MD
LG