Ndërlidhjet

Karzai dhe Erdogan kritikojnë KS të OKB-së


Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka kritikuar strukturën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë një forumi në Indonezi, Karzai ka thënë se struktura aktuale është “jodemokratike”.

Sipas tij, Këshilli i Sigurimit, i përbërë nga pesë anëtare të përhershme, “nuk përfaqëson të gjithë ne”.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar po ashtu fuqinë e Këshillit, duke cituar mosveprimin e tij ndaj konfliktit në Siri.

Ai ka thënë se “fati i njerëzimit” mbetet në duart e pesë anëtareve të përhershme të Këshillit, që kanë të drejtën e vetos.

“Mospajtimet ndërmjet anëtareve të përhershme rreth Sirisë kanë inkurajuar regjimin sirian që të vrasë njerëz”, ka thënë Erdogan.

Rusia dhe Kina, të dyja anëtare të përhershme, kanë bllokuar disa rezoluta që u bënin thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin aksione në Siri.

Përveç Rusisë dhe Kinës, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë edhe Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.
XS
SM
MD
LG