Ndërlidhjet

Republikanët zbusin qëndrimin ndaj imigrantëve


John Boehner
John Boehner
Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, John Boehner, ka thënë se ai dhe Partia e tij Republikane mund të punojnë me presidentin Barack Obama për të negociuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse për imigracionin.

Boehner, udhëheqësi më i lartë republikan i vendit, i ka thënë rrjetit televiziv ABC News se është i bindur se “presidenti, ai vetë dhe të tjerë mund të gjejnë një bazë të përbashkët për këtë çështje njëherë dhe për të gjithë”.

Senatori i Partisë Demokratike, Charles Schumer, e ka cilësuar deklaratën e Boehnerit si “përparim” në çështjen.

Republikanët, në të kaluarën, kanë hedhur poshtë propozimin e Obamës, i cili do të legalizonte emigrantët pa dokumente që kanë shkuar në Amerikë si fëmijë.

Qeveria thotë se rreth 11.5 milionë imigrantë pa dokumente jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG