Ndërlidhjet

Komisioni Evropian ndan 63 mln euro për Kosovën


Bruksel
Bruksel
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se ka ndarë 63 milionë euro për të ndihmuar Kosovën në zbatimin e reformave evropiane.

Fondet do të përdoren për reformat në drejtësi dhe administratë publike, për të mbështetur ripranimin dhe riintegrimin e refugjatëve, si dhe për të përmirësuar shërbimet korrektuese.

Sipas Komisionit Evropian, mjetet do të ndihmojnë edhe nxitjen e zhvillimit të sektorit privat përmes modernizimit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë, përmirësimeve në infrastrukturë dhe investimeve në arsim.

Financat e ndara sot janë përfshirë në programin vjetor për Kosovën, nën Instrumentin e BE-së për Para-Anëtarësim, të njohur si fondi IPA.

“Reformat për të rritur efikasitetin e sistemit gjyqësor, për të përmirësuar administratën publike dhe për të promovuar një sektor më dinamik privat janë prioritetet kyçe të ndihmës sonë në Kosovë”, ka thënë komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
XS
SM
MD
LG