Ndërlidhjet

Tibetianët protestojnë kundër Kinës


Foto arkivi
Foto arkivi
Qindra tibetianë kanë marshuar sot kundër sundimit të Kinës në rajonin e Tibetit. Protesta është zhvilluar në qytetin Longvu të provincës Qinghai.

Ajo pason gjashtë incidente të vetëdjeges vetëm brenda kësaj jave, në shenjë kundërshtimi ndaj sundimit kinez në rajonin e Himalajeve.

Autoritetet kineze kanë akuzuar Dalai Lamën, liderin shpirtëror të Tibetit, i cili ndodhet në mërgim, se nxit tibetianët që t’i vënë vetes zjarrin dhe të organizojnë protesta.
XS
SM
MD
LG