Ndërlidhjet

Opozita: Vriten 20 ushtarë të Asadit


Siri...
Siri...
Aktivistët sirianë thonë se 20 ushtarë janë vrarë nga dy shpërthimet me bomba në qytetin jugor të Daras.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se bombat shpërthyen afër kopshtit të pasëm të një klubi të oficerëve ushtarakë në qytetin, që është vendlindja e kryengritjes kundër kundër presidentit Bashar al-Asad.

Shpërthimet që kanë në shënejstër institucionet shtetërore të sigurisë janë bërë të shpeshta në muajt e fundit, derisa janë goditur degët ushtarake të inteligjencës në Damask dhe qytete të tjera.

Aktivistët thonë se më shumë se 36 mijë njerëz kanë vdekur në Siri gjatë konfliktit pothuajse 20-muajsh.
XS
SM
MD
LG