Ndërlidhjet

Pilot-projekte për Jarinën e Merdaren?


Pika kufitare në Merdare
Pika kufitare në Merdare
Shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialogut me Prishtinën Dejan Paviçeviq ka deklaruar se në vendkalimin kufitar në Jarinë në veri të Kosovës dhe në Merdarë do të zbatohen dy pilot-projekte, në bazë të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM).

“Formimi i kalimeve nuk do të ngjasojë me kufi, dhe as që është qëllimi, që të krijohet çfarëdolloj kufiri, por, do të jetë një pikë kontrolli, që na mundëson se pari neve të kemi kontroll të qartë, në mënyrë që të luftojmë më lehtë kundër kriminelëve dhe gjërave tjera”, ka thënë Paviqeviq për agjencinë serbe të lajmeve, Beta.

Zbatimi i pilot projekteve është paralajmëruar edhe në takimin mes kryeministrave të
Kosovës e Serbisë në Bruksel.

“Fatkeqësisht nuk kemi opsione tjera. Konsideroj se mund të gjejmë ndonjë aspekt pozitiv në tërë këtë”, ka thënë Paviçeviq duke shtuar se marrëveshja e njohur si IBM duhet të zbatohet e tillë si është arritur.

Pas takimit të së mërkurës të zhvilluar në Bruksel, me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton dhe kryeministrin serb, Ivica Daçiq, kryeministri I Kosovës, Hashim Thaçi tha se IBM do të diksutohet dhe pritet të zbaothet gjatë muajit dhjetor.

Në bisedimet teknike të zhvilluara në vitin e kaluar e deri në mars të këtij viti, Kosova dhe Serbia kanë arritur 7 marrëveshje. Por, zbatimi i tyre lë për të dëshiruar.
XS
SM
MD
LG